Nëntë persona të vdekur nga moti i keq në disa shtete të Amerikës
Të paktën nëntë persona kanë vdekur, më shumë se 1 mijë fluturime janë anuluar dhe me mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në pjesë të ndryshme në shtatë shtete të SHBA-së, nga Teksasi në Miçigan, si pasojë e një stuhie masive dëbore, që u shoqërua të shtunën edhe me breshër.
Pasditen e së shtunën rreth 200 mijë shtëpi e biznese vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Teksas, Luizianë, Misisipi, Arkansas, Tenesi, Ilinois dhe Miçigan, pasdites e shtunës.
Siç raporton Reuters, borë e madhe pritet edhe ditët në vazhdim.
Ekspertët parashikojnë se rreziku i vërtetë pritet të vijë nga erërat e forta dhe akumulimi i akullit, transmeton Koha.net.