Nënshkruhet kontrata për vendosjen e rrethojave mbrojtëse në shtratin e lumit të Preshevës
Pas përfundimit të procedurës së zgjatur të prokurimit publik, është nënshkruar kontrata për vendosjen e rrethojave mbrojtëse në shtratin e lumit të Preshevës, përkatësisht në rrugën e Rinisë, thuhet kështu në faqen zyetare të komunës së Preshevës.
Pothuajse në tërë gjatësinë e shtratit të lumit të Qytetit në rrugën e Rinisë, kemi qarkullim të frekuentuar nga ana e qytetarëve të kësaj rruge, të cilët janë të rrezikuar, në mungesë të rrethojës adekuate.
Për të evituar rrezikun e qytetarëve të kësaj zone aq vitale të Qytetit, Komuna e Preshevës ka përgatitur projekt-dokumentacionin teknik, si dhe ka inicuar realizimin fizik të këtij projekti, në vendosjen e rrethojave metalike.
Me realizimin e këtij projekti, pritet të ngritet në nivel të lartë siguria e të gjithë pjesëmarrësve në këtë rrugë të Qytetit, e sidomos të këmbësorëve, të cilët iu kanë ekspozuar në mënyrë të vazhdueshme rrezikut për të rënë në lum, në mungesë të mbrojtjes fizike.
Punimet në realizimin e këtij projekti, pritet të fillojnë së shpejti.