“Në Washington do të nënshkruhen marrëveshje ekonomike”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të “angazhohen me intensitet” që në një periudhë më të afërt të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, megjithëse Bashkimi Evropian momentalisht ka “fjalën kryesore” në procesin negociatave.
Për gazetën serb Danas burime diplomatike jo zyrtare kanë thënë se është e mundshme që të nënshkruhet marrëveshje ekonomike në takimin e radhës së ndërmjetësuar nga emisari amerikan Richard Grenell, në Shtëpinë e Bardhë me 2 shtator.
Sipas pretendimeve të diplomatëve, nuk është reale të pritet që në bisedimet e 2 shtatorit të jetë prezent edhe Presidenti Amerikan, Donald Trump, por i dërguari i tij Grenell, që është nikoqiri i takimit “ka ambicie të mëdha t’i afroj të dy palët të pajtohen për një hap konkret në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, siç ishte rinovimi i trafikut ajror dhe hekurudhor në relacionin Beograd-Prishtinë, e cila u arrit pajtueshmëri në fillim të vitit”.
Në këtë kontekst, spekulohet se është e mundur që në takimin në Shtëpinë e Bardhë të nënshkruhet “marrëveshje në fushën ekonomisë”.
Burimet e Danas thonë se “një pjesë e madhe” e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump “nuk do të kishin asgjë kundër” edhe nëse në tavolinë do të kthehej në “lojë” ideja e ndarjes së Kosovës në tavolinë, për dallim nga disa shteteve evropiane, para së gjithave Gjermanisë, që kundërshtojnë ashpër këtë ide.
Sipas këtyre burimeve gjithnjë, Danas shkruan se “Washington zyrtar është më i preokupuar me Kinën sesa Ballkanin Perëndimor, që u pa edhe nga turneu aktual i Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, por nuk do të dorëzohet nga përpjekja e kontributit të bashkësisë ndërkombëtare të pajtoj Beogradin e Prishtinën”.
Bashkëbiseduesit e qarqeve diplomatike të Danas, përsërisin se do të jetë e vështirë të arrihet tek marrëveshja përfundimtare për Kosovën pa “përfshirjen direkt apo indirekt” të Amerikës në procesin e negociatave, megjithëse BE’ja është ndërmjetësi zyrtar në bisedime.