Shqipëri

Në Shqipëri po vazhdon të rritet numri i të infektuarve, 7 të vdekur nga COVID-19 dhe 421 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave shkon në 543.

Sipas Ministrisë gjatë 24 orëve u shëruan 118 pacientë, të shëruar gjithsej 1169. Në 24 orë u kryen 1744 testime, u konfirmuan pozitiv 421 persona.