Shqipëri

Në Shqipëri, 7 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 532 raste të reja.

Rastet e reja kanë dalë nga testimi i 2409 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri janë 13 mijë e 854 raste aktive me COVID-19.

612 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.