Në Shoshajë sot u përurua objekti i ri për fëmijët me nevoja të veçanta
Në fshatin Shoshajë u përurua objekti i ri me kushte të përshtatshme për fëmijët me nevoja të veçanta, një projekt i shumëpritur që pas gati një dekade pritjeje u bë realitet.
Ky investim përfshin shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, hapësira për çerdhen dhe mjedise për bashkësinë lokale të fshatit, duke sjellë përfitime për gjithë komunitetin.
Në përurim morën pjesë kryetarja e komunës Ardita Sinani, kryetari i KKSh-së Enkel Rexhepi, kryetari i Kuvendit, Agim Sabedini, zv.kryetari i kuvendit, drejtori i Qendrës për Punë Sociale si dhe shumë të pranishëm të tjerë.
