Lajme

Në Serbi pesë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Serbi pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 163 raste të reja.

Është numri më i vogël i të infektuarve të rinj që nga 25 qershori.

Në total në Serbi janë regjistruar 28.262 raste me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 646 persona.