Lajme

Në Serbi janë vaksinuar më shumë se 1.5 milionë njerëz

Serbia ka regjistruar më shumë se 4 mijë infeksione të reja çdo ditë, gjatë javës së kaluar dhe mjekët kanë paralajmëruar që spitalet po mbushen me shpejtësi dhe se stafi mjekësor është rraskapitur pas një viti pandemie.

Deri tani në Serbi janë vaksinuar më shumë se 1.5 milionë njerëz, me të paktën një doze. Autoritetet kanë përdorur edhe vaksinën ruse dhe atë të Kinës.