Në Serbi, 56 të vdekur dhe 4.995 raste të reja me COVID-19
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 56 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 4.995 raste të reja me këtë virus.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 2.331, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 266.432.
Aktualisht janë hospitalizuar 8.801 persona, ndërsa 331 persona janë në respiratorë, transmeton Titulli.com.
Nga dje, 13.707 persona janë testuar, duke e çuar në 2.030.691 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera./Titulli.com/