Në sallën e KK të Preshevës u bë shpalosja e projektit: “Inovacioni në vepër” i financuar nga Kabineti i Ministrit pa portofol i ngarkuar për inovacion dhe zhvillim teknologjik
Në sallën e KK të Preshevës u bë shpalosja e projektit: “Inovacioni në vepër” i financuar nga Kabineti i Ministrit pa portofol i ngarkuar për inovacion dhe zhvillim teknologjik.Projekti “Inovacioni në vepër” ka për qëllim ofrimin e ndihmës direkte grave ndërmarrëse dhe të papunësuara në territorin e Komunës së Preshevës.
Projekti “Inovacioni në vepër” është prezantuar nga udhëheqësja: Blerina Qerimi-Abdiu, koordinatore e zyrës për zhvillim ekonomik lokal dhe Dobrila Bratinkovic, përfaqësuese e agjensionit për zhvillim në rethin e Jabllanicës dhe Pçinjës.
Qëllimi i këti projekti ”Inovaconi në vepër” që do të realizohet në komunën e Preshevës është ndihma direkte jo financiare për gratë e pa punësuara, gratë pronare të ndërrmarjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe grave ndërmarrëse.
Blerina Qerimi, koordinaore e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal ka proncuar se ky projekt ka për qëllim avancimin e grave që merren me ndrërrmarje të vogla mikro dhe ato të mesme si dhe ato të pa punësuara ti ofrohen mjete të pa kthyeshme financiare. Qëllimi i projektit ” Inovacioni në Vepër ” është avancimi i subjekteve ekonomike ekzsituese, po ashtu edhe i atyre të reja të cilat janë në pronësi të grave, por edhe krijimin e parakushteve dhe klimës afariste për zhvillim të vazhdueshëm të ndërrmarrësisë së grave dhe inovacionit në komunën e Preshevës. Përmes trajnimit dhe granteve për inovacion, synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e inovacionit në tërësi ka thënë për Preshevacom, zonja Qerimi.
Min 20 gra do të avancojnë njohurit e tyre për inovacionin, 10 gra do të marrin grante me vlerë max prej 240.000 dinarë secila, dhe 10 gra do të marrin një shërbim të monitorimit falas.
Sipas koordinaores Qerimi programi do të realizohet në dy faza:
Mjetet e përgjithshme të disponueshme për të dy grupet arrijnë shumën prej 2.400.000 dinarë me vlerë maksimale prej 240.000 dinarë për përfitues.
Realizimi i projektit faza e parë trajnimi, ndërsa faza e dytë shpërndarja e mjeteve të pakthyeshme dhe mentoringu.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve për pjesëmarrje në trajnim për fillimin/ avancimin e biznesit dhe hyrje në inovacion është deri më datën