Kryesore

Në rastin e Besnik Osmanit, që u gjet i vdekur në një pyll në Gjilan, “s’ka elemente të dhunës”

Sipas hetimeve fillestare të Prokurorisë rreth preshevarit Besnik Osmani, i cili është gjetur i vdekur në një pyll në komunën e Gjilanit, në këtë rast nuk besohet të ketë elemente të dhunës, kanë thënë burime brenda prokurorisë.

Megjithatë prokuroria është në pritje të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku edhe do të sqarohen rrethanat e vdekjes.