Kryesore

Në Preshevë deri në fund të vitit 2021 zyrtarisht ka patur 4 mijë e 229 të punësuar, në Bujanoc 5 mijë e 502

Sipas statistikave të fundit zyratre të Insitutit për statistika, qyteti i Preshevës në fund të vitit 2021 ka patur zyrtarisht 4.229 persona të punësuar.

Duke krahasuar me vitin 2020 kur kanë qenë të punësuar 4.237. Në Preshevë dallimi është -8 puntorë apo -0.2 % .

Ndërsa në Bujanoc deri më 31.12.2021 ka pasë 5.502 puntorë ndërsa në fund të vitit 2020, 5.514 persona të punësuar.

Në rrethin e Pçinjës i vetmi qytet që ka pasë rritje të numrit të të punësuarve është Vladiqin Hani me 153 puntorë dhe Bosilegradi me 5 puntorë për dallim nga viti 2020.

Në rrethin e Pçinjës janë të punësuar 42.411 ndërsa në tërë Serbinë 2.273.591 persona të punësuar që janë të evidentuar PIO.

Ky numër ëhstë sigurisht më i madh sikurse në nivel, lokal, rrethi dhe vendi, për arsyeje se një numër i konsiderueshëm I tyre nuk janë të lajmëruar në PIO (Sigurimin Pensional Invalidor) gjegjësisht ata punëtorë punojnë në të zez, pa asnjë sigurim, shëndetësorë as pensional.