Të fundit

Në Preshevë arrestohet shtetasi kuban, në furgonin e tij u gjetën disa migrantë të parregullt

Policët kufitarë kanë arrestuar shtetasin kuban V. L. W. (1994) në afërsi të Preshevës nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.
Policia të shtunën në mbrëmje në territorin e komunës së Preshevës ka ndaluar një furgon të cilin e drejtonte i dyshuari dhe pas kontrollit të kargos së veturës janë gjetur 20 migrantë të parregullt, njofton policia.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë, ndërsa mërgimtarët e parregullt janë transportuar në qendrën pritëse.