Të fundit

Në Preshevë 2 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19

Zyrtarisht mësohet se sot dy persona në komunën e Preshevës kanë dalur pozitiv me virusin Covid-19, raporton Ministria e Lajmeve.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, dr.Driton Salihu.

Në shkrimin e Salihut thuhet se njëri nga të infektuarit është shtrirë në spitalin e Vrajës, ndërsa edhe shtatë monstra që janë dërguar në Entin për shëndet publik rezultatet e tyre priten të konfirmohen shumë shpejt.

Postimi i plotë i Salihut :

Rezultatet e 2 PCR testeve – 2 persona pozitiv në
Covid-19

Mostrat e PCR testeve të bëra në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, sot rezultatet nga Enti për shëndet publik kanë dalë pozitiv

Priten rezultatet e edhe 7 mostrave

Njëri prej tyre gjendet tashmë i shtrirë për shërim në spitalin e Vranjës

#Ruaje veten, mbaje distancën, vendose maskën