Lajme

Në nëntor do të mbahet mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët në fund të muajit nëntor të këtij viti.

A2 CNN ka mësuar se në këtë mbledhje, që do të zhvillohet në Durrës, do të rishikohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani mes palëve. Në total, bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje.

Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e dy qeverive. E fundit, u organizua në Tiranë në fillim të tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti.