FutbollSporti

Në ndeshjen në mes të KF.Alakince dhe KF Tërnocit, kore fyese kundër shqiptarëve

Shkruan Ardian Agushi, sekretar KF. LUGINA

Në ndeshjen në mes të KF Alakince dhe ekipit shqiptarë KF Tërrnoci në ligën rajonale të rrethit të Pçinjës gjatë gjithë ndeshjes janë kënduar kore fyese kundër futbollistëve shqiptarë të Tërrnocit dhe mbarë shqipëtarëve me fjalët “Mbytni Shqiptarët, Zhdukni ata “ky nuk ishte i vetmi incident ndaj klubeve shqiptare duke marrë parasysh që në atë ndeshje nuk u lejua video inçizimi i ndeshjes nga ana e stafit të TV Spektri nga Bujanoci sepse skenari ishte i përgaditur i gjithi kundër shqiptarve me fyerje e ofendime të llojit të ndeshjes ;
Sërbi : Shqipëri. Por kjo nuk ishte e gjitha ajo qe ndodhi kur në fund të ndeshjes portieri i ekipit kundështar KF Alakince mbante në gjoks një mbishkrim KOSOVO JE SERBIA duke provokuar edhe më tej lojtarët shqiptarë dhe gjithë stafin teknik të KF Tërrnoci me këtë mbishkrim që ata ende pretendojnë se Kosova është Sërbi.Kjo është një dëshmi edhe më e madhe se si trajtohen shqipëtarët në Luginën e Preshevës dhe sa është e kultivuar urrejtja serbe ndaj shqipëtarëve autokton andaj t’a kuptojnë të gjithë sepse shqipëtarët këtu po keqtrajtohen,po fyhen, e më e keqja po iu mohohet kombësia e gjuha. NE rinia e Luginës së Preshevës po tregojm kulturë e rrespekt ndaj të gjitha ekipeve kundërshtare, po tregojm që jemi popull evropian dhe me ambicie të mëdha për të arritur majat e futbollit modern duke u munduar të mos shohim anash atë që të tjerët mundohen me mënyra të ndryshme t’a ndalojn,por çdo ditë e më shumë kemi nevojë për mbështetjen institucionale të të gjitha subjekteve politike shqipëtare mbrenda dhe jashtë Luginës së Preshevës. Dje ishte KF Lugina ajo që u sulmua e sot KF Tërrnoci dhe gjithë populli shqipëtarë, andaj duhet të zgjohemi dhe të mos lejojmë diskriminimin që na bëhet, duhet të jemi një dhe të bashkuar për të drejtat tona.
#luginadhetërrnocijanëbashkë
Ardian AGUSHI ; Sekretar KF Lugina