Lajme

Në mënyrë vullnetare „Saba Bellça“ dhe „Arsocom“ pastrojnë rrugët e qytetit të Preshevës(Foto)

Në javën e fundit në Komunën e Preshevës po mbretëron mot me reshje të shumta të borës. Rrugët në qytet dhe në fshatrat përreth janë vështirë të kalueshme. Duke e vërejtur kolapsin e krijuar në rrugët e Preshevës ngase Ndërmarrja „Moravica“ por edhe kompanit e angazhuara nga Leskovci nuk posedojn kapacitetet e mjeftushme për pastrimin e borës, shumë qytetar apeluan te kompanit vendore „Saba Bellça“ dhe „Arsocom“ që të dalin me makinerit e tyre dhe te pastrojn borën e shumtë. Sot, në orët e pasditës këto dy kompani edhe filluan aksionin e pastrimit dhe tani qyteti i Preshevës por edhe fshatrat e komunës tonë kanë marë një pamje krejt ndryshe pasi që më në fund rrugët janë pastruar dhe qarkullimi është normalizuar.