KryesoreLajmeTë fundit

NË MARS DO TË NËNSHKRUHET MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI NË WASHINGTON

Gazeta Metro, ka mësuar nga Presidenca e Kosovës agjendën dhe dinamikën e bisedimeve midis Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të përfundojnë me një marrëveshje historike të nënshkruar në fillim të marsit, në Washington DC, transmeton Gazeta Metro.

Burime mirë të informuara të Gazeta Metro përbrenda Presidencës së Kosovës kanë bërë të ditur se dinamika e negociatave do të jetë shumë më e shpejt se që mendohet, kjo nënkupton që gjithçka do të kryhet me një marrëveshje të nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij i Serbisë, Aleksandar Vucic, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Washington DC.

Por, para se të shkohet atje, një nënshkrim inicial paraprak do të ndodhë në Bruksel, kryeqytetin e Bashkimi Europian(BE).

“Një nënshkrim inicial do të bëhet në fund të muajit në shkurt në Bruksel, kurse që në javën e parë të muajit mars të bëhet nënshkrimi përfundimtar në Washington”, ka thënë burimi ekskluziv i Gazeta Metro.

Ky burim tregon se procesi do t’i përngjajë negociatave midis Kosovës dhe Serbisë që ndodhën në Rambuje, por që qyteti nuk do të jetë në Francë, por në Belgjikë, Bruksel.