Të fundit

Në kufirin e Preshevës zbulohen 270.000 euro të fshehura në veturë

Më 28 nëntor 2022, puna e përbashkët e doganierëve dhe zyrtarëve të MPB-së parandaloi tentativën për të kontrabanduar pothuajse 270.000 euro, të cilat një pasagjer i fshehu në vrima të veturës, në ndarjen e baterisë dhe nën sediljen e pasme të një makine me targa të huaja në vendkalimin kufitar të Preshevës.

Shkelja është konstatuar kur në radhë për kontroll në dalje nga vendi ka mbërritur një “VW Touareg” me regjistrim të huaj, në të cilin udhëtonin për në Maqedoninë e Veriut dy shtetas të huaj.

Pavarësisht se ata thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar dhe se mbanin shumat e lejuara të parave, makina u veçua për një kontroll të plotë.

Me atë rast, para së gjithash, në zgavrën e dyshemesë përballë ulëses së pasagjerit, është gjetur një çantë me devizash.

Më pas në ndarjen e baterive u gjetën edhe tre çanta të tjera me para të fshehura dhe përfundimisht një pjesë e parave të fshehura u gjet edhe në tapiceri nën stolin e sediljes së pasme.

Nga numërimi u konstatua se bëhej fjalë për gjithsej 268 mijë euro kontrabandë.

Paratë e zbuluara së bashku me shoferin 37-vjeçar dhe makinën, vlera e së cilës llogaritet rreth 70 mijë euro, janë marrë në dorëzim nga policia dhe prokuroria.