Kryesore

Në kufirin e Preshevës parandalohet kontrabanda me mbi 2 tonë rroba firmato

Në vendkalimin kufitar të Preshevës është parandaluar kontrabanda me mbi dy tonë veshje, pjesë për automjete, parfume dhe mallra të tjera.
Shkelja është konstatuar të martën kur në hyrje të vendit ka mbërritur për kontroll një kamion me targa vendase, i cili transportonte kryesisht mallra tekstili nga Turqia për disa importues në vendin tonë, njofton Drejtoria doganore.

Në pyetjen nëse kishte diçka tjetër për të denoncuar përveç mallit të deklaruar, shoferi është përgjigjur negativisht.

Kamioni megjithatë është ndarë për kontroll të detajuar dhe pas shkarkimit është konstatuar se nën mallin e deklaruar për import ka pasur edhe një sasi të madhe të mallit të ndryshëm të padeklaruar.

Disa çanta dhe kuti të mëdha në fund të hapësirës së ngarkesave, u gjetën mbi 7000 veshje të ndryshme: komplete për fëmijë, jelek, tuta, xhinse, bluza, të brendshme dhe çorape të markave të njohura “Zara”, “Tommy Hilfiger”. “, “Adidas”, “Nike”, “Diesel”, “Armani”…

Mes mallrave kishte rreth 500 autopjesë, vegla të ndryshme, parfume dhe aroma tualeti të markave të njohura.

Gjithashtu, janë gjetur më shumë se gjashtë kilogramë etiketa të markave “Philipp Plein”, “Nike”, “Adidas” dhe “Karl Lagerfeld”, të cilat përdoren për qepje ose ngjitje në mallra të pamarkuara dhe “markim” të tyre të mëvonshëm.

Krahas mallrave kontrabandë, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, kamioni do të ndalohet edhe deri në përfundim të procedurës për kundërvajtje në gjykatën kompetente, e cila do të iniciohet kundër shoferit-pronar të kompanisë transportuese.