Të fundit

Në komunën e Bujanocit votimi për zgjedhje lokale dhe parlamentare fillon me kohë

Në komunën e Bujanocit ka filluar me kohë procesi i votimit për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

Sipas kryetarit të komisionit komunal zgjedhorë, Fraush Islami 59 vendvotimet në territorin e komunës së Bujanocit janë hapur me kohë në orën 7 të mëngjesit.

Në zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit marrin pjesë 5 lista shqiptare ndërsa të drejtë vote kanë 43.480 votues.

Qytetarët mundë të votojnë me dokument identifikimi apo edhe leje për vozitje për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare deri në orën 20./Titulli.com/