Lajme

Në Gjenevë nuk do të falet namazi i Xhumasë përshkak të Korona Virusit

Drejtuesit e xhamisë “Dituria” në Gjenevë përmes një publikimi në Facebook kanë njoftuar se këtë të premte nuk do të falet namazi i xhumasë përshkak të situatës së krijuar nga përhapja e Virusit Korona në Zvicër. Vendimi është marrë nga Këshilli i Xhamisë “Dituria” dhe këtë javë gjegjësisht më 06.03.2020 e Premte, namazi i Xhumasë nuk do të falet në Xhami, pra Xhamia do te mbyllet vetëm për namazin e Xhumasë, kurse për namazet tjera ditore do të jetë e hapur për momentin.

Në Zvicër deri më tani janë konfirmuar 54 raste ndërsa 200 persona janë futur në karantinë.
Përhapja e koronavirusit edhe në Zvicër ka shtyrë qeverinë të marrë masa drastike për mbrojtje. Kështu, Këshilli Federal me një vendim që ka hyrë në fuqi menjëherë, ka ndaluar të gjitha aktivitetet ose takimet me më shumë se 1.000 njerëz. Ndalesa vlen të paktën deri më 15 mars.
Shumë panaire, karnavale, koncerte dhe ngjarje sportive do të anulohen ose mbahen pa publik.
Në mesin e tyre është anuluar edhe Panairi i njohur ndërkombëtar i automobilave në Gjenevë (Auto Salon) i cili është dashur të mbahet nga 5 deri më 15 mars. Është njëri nga panairet më të mëdhenj të automjeteve në botë, që pritej të kishte rreth 600,000 vizitorë.