Në Bujanoc dhe Preshevë nuk ka të regjistruar me Coronovirus
Në Komunën e Preshevës dhe në atë të Bujanocit deri më tani nuk është regjistruar ndonjë rast i personave të infektuar me virusin COVID -19 të njohur tashmë si KORONA VIRUS.
Pavarësisht kësaj, shtabi komunal për siguri kanë nis takimet e shpeshta në shqyrtim kontinual të situatës si dhe për zbatimin e masave që Qeveria e Serbisë tashmë i ka aprovuar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në Serbi ndryshe nga të gjitha shtetet për rreth shkollat dhe institucionet e tjera arsimore nuk janë mbyllur, të hapura vazhdojnë të qëndrojë edhe qendrat afariste dhe kafenetë, ndërkohë që janë ndaluar tubimet publike.
Mendurim Presheva, zëdhënës nga Shtabi Komunal për Siguri në komunën e Prshevës thotë se është kërkuar nga qytetarët ruajtja e qetësisë, qëndrimin nëpër shtëpitë e tyre dhe respektimin e rregullave të vendosura nga qeveria në mënyrë që të mbrohen sa më mirë nga përhapja e COVID -19.
Ndalimi i tubimeve publike ka ndikuar që Teatri i Preshevës të shtyj premierën e komedisë gjatë kohë të përgatitur “Paraja”, ka thënë për rtk Valon Nuhiu, drejtor i shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë.
Për kujdes të shtuar në mbrojtje nga koronavirusi kanë apeluar edhe imamët e xhamive në Luginë të Preshevës të cilët kanë respektuar vendimet e Bashkësisë Islame të Kosovës./RTK-B.R