Në Bruksel kanë përfunduar takimet mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Në Bruksel kanë përfunduar takimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për çështjen e dinarit serb.
Fillimisht, sot është zhvilluar një takim trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Më pas, Lajçak zhvilloi takime dypalëshe me dy delegacionet, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë prononcim për media dhe nuk dihet nëse ka pasur pajtim për çështjen e dinarit, ndërsa takimet e sotme ishin vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit. Në takimin e sotëm pritej që të diskutoheshin propozimet e secilës palë./albinfo.ch