Lajme

Ndryshime në regjimin e hyrjes në Zvicër

Udhëtimet turistike në Zvicër për qytetarët e Rep. Së Serbisë nuk lejohen edhe më tutje, vendim ky i cili daton qe nga muaji Mars dhe mbetet ende në fuqi.

Konfederata Zvicerane ka marrë një vendim për të hequr kufizimin e hyrjes për punëtorët dhe pensionistët, të cilët vijnë nga vendet e treta, përfshirë edhe Serbinë, që nga 6 korriku 2020.

Ky vendim është i vlefshëm për të gjithë personat e punësuar, personat që kanë të drejtë pensioni në Zvicër, ata që kanë bërë kërkesë për një punë të caktuar, personat që vijnë në kurse gjuhësore, arsim shtesë, trajnime të mëtutjeshme, formim profesional, shkëmbime studentësh dhe të ngjashme.

Sidoqoftë, mbërritja për qëllime turistike për qytetarët e Rep. së Serbisë nuk lejohet edhe më tutje ka bërë të ditur ambasada e Serbisë në Bern, raporton Ministria e Lajmeve.