BotaShowbiz

Ndodh edhe kështu! Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Reperi i njohur Kanye West ka deklaruar kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Twitter, ai i ka surprizuar të gjithë duke shkruar: “Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Nuk dihet nëse kjo është një shaka apo reperi e ka seriozisht, por gjithçka mbetet për t’u zyrtarizuar.

Ajo që vihet re është se postimi i Kanye-s u shoqërua me hashtagun #2020VISION, duke bërë të qartë se zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së janë më 3 nëntor të këtij viti.

Kujtojmë që Kanye prej kohësh ka qenë një mbështetës i Trump, gjë që është kritikuar nga një pjesë e fansave të tij. Mirëpo dëshira e tij për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kaq e madhe, sa ka bërë që Ëest të kandidojë kundër politikanit të tij të preferuar.