Ndodh e papritura Ajaxi “gjunjëzon” Juventusin në Itali, prek gjysmëfinalen
Ajaxi ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pasi kishte eliminuar Realin, gjiganti holandez e “gjunjëzoi” edhe kampionin e Italisë, Juventusin, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Ministria Lajmeve.
Përballjen e sotme më mirë e nisi Juventusi, duke kaluar në epërsi në minutën e 28 përmes Cristiano Ronaldos.
Portugezi shënoi me kokë pas asistimit nga Miralem Pjaniq.
Por, pas gjashtë minutave Ajaxi barazoi shifrat përmes Van de Beek.
E në pjesën e dytë Ajaxi arriti të shënojë edhe njëherë përmes qendërmbrojtësit De Ligt. I cili me një goditje të bukur me kokë në minutën e 67 e çoi topin në rrjetën e kundërshtarit.
Për të asistoi Schone.
Në gjysmëfinale Ajaxi e pret fituesin e ndeshjes Mancheshester City – Tottenham, që luhet nesër nga ora 21:00.