Shqipëri

Ndizet debati, Rama – Metës: Cakaj, 1000 herë më i ditur se ty

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish këtë të enjte Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për të cilin thotë se po shkel Kushtetutën dhe po godet qeverinë duke mos dekretuar Gent Cakajn në postin e Ministrit të Jashtëm.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1 000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! Ilir Meta me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu”, shkroi Rama në Twitter.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn pasi sipas tij “Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi”.