“Ndëshkohen” Vuçiç – Orban, BE-ja ndërpret projektin e madh Hungari – Serbi
Bashkimi Europian ka ndëshkuar dyshen Vuçiç – Orban, edhe pse jo në një mënyrë të drejtpërdrejtë. Brukseli ka bllokuar projektin e madh të Hungarisë dhe Serbisë për hekurudhën e shpejtë që lidhte Beogradin me Budapestin.
Serbia ka nisur prej kohësh ndërtimin e saj me paratë e Kinës, por duket se projekti do të ndërpritet në Vojvodinë. Kjo ndërprerje do të bëhet pasi kontraktorët kinezë nuk mund të ndërtojnë në përputhje me standardet europiane. Për këtë arsye, një pjesë e punimeve pranë Budapestit janë pezulluar. Mediat në Beograd shkruajnë se probleme me këtë projekt ka kudo.
aKinezët po heqin dorë, ndërsa të pakënaqur janë edhe hungarezët, pasi ndërtuesit aziatikë nuk dinë të zbatojnë sistemin europian të sigurimit të kontrollit të trenave. Për ta zgjidhur këtë ngërç është vetofruar Gjermania, por Kina ka refuzuar ndihmën.