Ndërpritet greva e SBASHK-ut, mësimi fillon të hënën
Sot përfundon java e tretë e grevës së SBASHK-ut në arsim, të cilët po kërkojnë rritje pagash për mësimdhënësit.
Mirëpo një lajm të gëzuar ka dhënë kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ka thënë se të hënën fillon mësimi.
“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur. Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Lexo po ashtu:
SBASHK-u nuk heq dorë: Nëse nuk plotësohen kërkesat, greva vazhdon
SBASHK-u nuk heq dorë: Nëse nuk plotësohen kërkesat, greva vazhdon
“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur. Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ky mesazh i Veselit për nxënësit dhe mësimdhënësit ka ardhur pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Në anën tjetër edhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës.
“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.