Nderohen heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
Në Kuvendin e Kosovës po bëhen homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.
Qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të heronjve po bëjnë nderime para trupave të cilët sot do të rivarrosen në varrezat e deshmorëve në Velani të Prishtinës.
Homazhe kanë bërë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ish presidenti Fatmir Sejdiu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të tjerë të Forcës. Homazhe do të bëjë edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Për të nderuar heronjtë sot në Prishtinë do të mbahet edhe akademi përkujtimore.
Këto aktivitete sot bëhen nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Kujtojmë se kohë më parë Qeveria e Kosovës kohë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit dhe propozim-vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani.