Ndërmarrja Publike Moravica po realizon projektin për furnizimin me ujë të pijshëm tërë qytetin e Preshevës
NP Moravica sot ka bërë funksionalizimin e bunarit të ri (i treti me rradhë) në Toplik, me çka pritet të përmirësohet gjendja me ujë të pijshëm në pjesën e epërme të Qytetit që furnizohet me ujë nga ky burim.
Bunari në fjalë është hapur para disa ditëve, ndërsa sot ka arritur dhe është vënë në funksjon pompa e re.
Pas përfundimit të punimeve pritet që furnizimi me ujë të përmirësohet ndjeshëm.