Ndërmarrja publike Moravica bashkë me komunëm e Likovës kanë fituar projektin: “Më pak mbeturina- Më shumë shëndet”
Ndërrmarja publike NP Moravica në Preshevë së bashku me komunën e Likovës së Maqedonisë së Veriut kanë fituar një projekt me vlerë 122 mijë euro, përcjell Ministria e Lajmeve.
Ky projekt është realizuar përmes programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar Serbi-Maqedoni e Veriut.
NP Moravica përmes këtij projekti do të përfitoj:
- Blerjen e një kamioni për bartjen e mbeturinave me V=5m3 ku do të ndërprehet bartja e mbeturinave me traktorë.
- Vendosja e GPS sistemit në të gjitha makinat në pronësi të ndërmarrjes,
- Përpilimi i programit: “Plani aksional lokal i mbrojtjes së ambientit” 2021-2026