Ndalohet në Bërnjak një serb , i gjenden mbishkrime përçarëse e uniformë ushtarake
Të shtunën në pikëkalimin kufitar në Bërnjak është ndaluar një serb me shtetësi të Malit të Zi. Siç ka njoftuar Policia, gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar tabelë metalike e duks me mbishkrime përçarëse, e po ashtu një uniformë ushtarake.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi. Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.