Naser Nuredini emërohet drejtori ri në Shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë
Dje në seancën e dytë të Kuvendit Komunal në Preshevës u shqyrtuan dhe diskutuan disa pika të rendit të ditës, e ndër këto pika të rendit ishte dhe shkarkimi dhe emërimi i drejtorit të Shtëpisë kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë, transmeton Ministria e Lajmeve.
Sipas marrëveshjes së re të pushteti lokal mes subjekteve politike në Preshevë instutucioni në fjalë i takoi PDSH-së, dhe dje në seancën e mabjtur me shumicë votash Kuvendi me shumicë të votave zgjodhi Naser Nuredinin drejtor të ri.
Kujtojmë se z.Nuredini edhe në të kaluarëm ushtroi me vite pozitën e drejtorit të Shtëpisë së kulturës, mirëpo dje u riemërua prap në këtë pozitë nga pushteti i ri lokal në Preshevë.