Nagip Arifi sot takoi në Beograd Ambasadorin e Shqiprisë Ilir Boçkan
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot në Beograd ka zhvilluar takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi Ilir Boçka.
“Sapo mbarova takimin me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd Sh.T Ilir Boçka, të cilin e informova me ngjarjet e fundit në Luginë, duke u fokusuar në aktet vandale të një grupi huliganësh ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.
Apelova që ambasadori të shtrojë ndikimin e tij edhe tek homologët e tij me detyrë në Beograd që të punojnë për ruatjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.” ka shkruar Arifi.