Të fundit

Nagip Arifi në festimin e 32 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i pranishëm në festimin e 32 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, përcjell Ministria e Lajmeve

Njoftimin e ka bërë Arifi në profilin e tij zyrtarë në rrjetin social facebook.

“Me ftesë të Ambasadores së Republikës së Gjermanisë në Beograd Anke Konrad, mora pjesë në festën e popullit gjerman që shënon 32 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore.

Një rast i mirë për ta njoftuar ambasadoren Konrad për gjendjen politike, ekonomike e sociale në Bujanoc, dhe njëkohësisht për të shpreh aspiratat që një ditë të jemi të bashkuar në Unionin Europian”- ka shkuar Nagip Arifi