Të fundit

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Preshevë

Dje filloi vaksinimi kundër gripit sesonal në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë. Personat që kanë përparësi janë ata të moshës së shtyer, ata që kanë probleme kronike, të zemrës, mushkërive dhe me diabet.

Poashtu personat të cilët duhen të vaksionohen kundër gripit sezonal janë punonjësit e institucioneve publike të cilët kanë kontakte të vazhdueshme me njerës, transmeton Ministria e Lajmeve.

Të interesuarit mund të paraqiten tek shërbimi i praksës së përgjiithshme tek mjeku i zgjedhur, pastaj mjeku i zgjedhur i jep urdhëresën për vaksinim. Marrja e vaksinës bëhet tek shërbimi i Pneumofiziologjisë në Preshevë. Në dispozicion janë mbi 2 mijë doza të vaksinës kundër gripit/ministrialajmeve.com