Nagip Arifi merë mandatin e katërt të kryetarit të komunës së Bujanocit, gjendja financiare katastrofale
Nagip Arifi merë zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit i votuar nga shumica e këshilltarëve shqiptar në seancën e parë të kuvendit komunal me 22 qershorë.
Ai në konferencën për media tha se ishte një akt solemn i pranim-dorëzimit të detyrës nga ish kryetari i komunës, Shaip Kamberi dhe ka marrë dokumentin për gjendjen financiare që sipas tij është katastrofale.
Kryetari Arifi pranoi ekstraktin financiar ditor me vlerë prej 6.588.509,45 din, ku nga to rreth 4 milion dinarë të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të dedikuara për asistencë sociale, derisa borxhi total me datë të sodit kap vlerën prej 4.554.514 dinarëve.
“Që nga viti 2020 kur kanë ardhur shqiptarët në pushtet gjendja e komunës është për tu vajtuar dhe vetëm sot komuna është në bllokadë 4.554 mijë dinarë”, theksoi Arifi, shkruan Titulli.com.
Ai tha se punëtorët e administratës komunale që nga nesër do të duhet të fillojnë punën nga ora 7 e mëngjesit dhe se bashkëpunim me shefin e administratës do të punojnë në përmirësimin e gjendjes.
“Dita e parë, mandati i katërt, kryetar i zgjedhur nga 25 këshilltarë që përfaqësojnë rreth 13.000 votues shqiptarë”, shkroi Arifi në profilin e tij në facebook menjëherë pas marrjes së detyrës në zyrën e kryetarit.
Nagip Arifi është zgjedhur kryetar i komunës së Bujanocit me një koalicion të partive politike shqiptare PD-PVD-LPD dhe APN të cilët në zgjedhjet lokale më 21 qershor fituan së bashku 25 këshilltarë në kuvendin komunal prej 41 sa ka gjithsejtë./Titulli.com/