Mustafi i reagon Vuçiqit: “Do të habitesh me numrin e saktë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”
Pas dekleratës së presidentit serb se “se numri i shqiptarëve nuk është real me numrin e të regjistruarve”, ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i cili ketë dekleratë e ka quajtur “parapregaditje për kontestim të numrit të saktë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Mustafi përmes një postimi në facebook, këto deklarata të Vuçiqit i ka vlerësuar si nxitje dhe tensionim të situatës.
“Deklaratat e tilla përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë të vërtetë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Z.President nuk janë 5809 shqiptar në Serbi, nuk janë 1118 shqiptar në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011” – ka shkruar Mustafi në reagimin e dekleratve të Aleksandar Vuçiqit.
Tutje, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq që ti lexojë kushtet e regjistrimit.
“Z.President, lexoni kushtet për regjistrim, të informoheni para se të jepni deklarata tendencioze në të cilat sulmoni një komunitet i cili është i shtypur vazhdimisht!” – ka kërkuar Mustafi.
“Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane” – thuhet tutje në reagimin e kandidatit për kryetar të KKSH-së, Ragmi Mustafi.
Ai në fund ka ftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare që të monitorojë ketë process të rëndësishëm.
“Ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë” – thuhet në fund të reagimit të kryetarit të KËshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.
Kujtojmë që deri më tani në Komunën e Preshevës janë regjistruar rreth 54 mijë qytetarë, ndërsa në ate të Bujanocit mbi 51 mijë qytetarë, derisa Medvegja ende nuk ka publikuar të dhënat mbi numrin e të regjistruar./luginalajm