Të fundit

Komuna e Preshevës binjakëzohet me komunën e Çairit

Ardita Sinani dhe Sami Salihu sot kanë qëndruar në komunën e Çairit tek kryetari i Visar Ganiu. Vizita e tyre në këtë komunë ishte për fillimin e procedurave për binjakezimin e komunave.

Sic njofton kryetarja Ardita Sinani në këtë takim janë pajtuar për nisjen e procedurave, takim ky qe vie pasi të dy u takuan ne Tiranë në mbledhjen e Unionit të bashkive dhe komunave shqiptare në rajon.

Njoftimi i plotë nga Ardita Sinani.

?????? ???????̈???? ?? ?̧????? ?, ?? ??????? ? ???????? ?????????? ??? ?????̈?? ??̈? ??̈ ?????̈ ????????

Sot, nga Çairi edhe zyrtarisht u pajtuam të nisim procedurat për binjakëzimin e komunave tona, të cilin e diskutuam fillimisht në takimin e fundit në Tiranë, të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.

Së bashku me kryetarin e Kuvendit e Komunal të Preshevës, z.Sami Salihu, falenderuam kryetarin e Komunës së Çairit, z.Visar Ganiu, për mikëpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tij për ta jetësuar këtë partneritet të ri ndërkomunal.

Ky institucionalizim i bashkëpunimit është fuqizim i lidhjeve ekzistuese kulturore e shoqërore midis Preshevës dhe Çairit/Shkupit, por sidomos mundësi për të bashkëvepruar në zhvillimin e komunave tona, përmes programeve dhe fondeve tejkufitar.

Ekonomia, mjedisi, arsimi, kultura dhe sporti janë vetëm disa nga fushat ku do të bashkërendohemi dhe bashkëpunojmë.

Ky është vetëm fillimi.

Tashmë edhe më afër, edhe më bashkë.

Se bashkë mundemi më mirë !

Urime ❤