Të fundit

Mustafi: 451 persona janë të angazhuar direkt nga grantet e ndara në Luginë

Ragmi Mustafi nëpërmjet një postimi njoftoi se deir më tani 451 persona janë angazhuar direkt nga grantet e ndara për Luginën e Preshevës nga qeveria e Kosovës në bashkpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, përcjell Ministria e Lajmeve

Njoftimi i plotë :

Impakti i Memorandum Bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar me i madhi ndonjëherë në Luginë! 👏

Përgjatë këtyre muajve, përmes projekteve të mbështetura nga KKSH dhe Qeveria e RKS, pas vëzhgimit të stafit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, konstaton se 451 persona janë të angazhuar direkt nga grantet e ndara.💪

Ky është impakti më i madh, më seriozi e më mirë zbatuar nga Republika e Kosovës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës❤️

Përveç ringjalljes së jetës publike në Luginë të Preshevës, nga Këshillii Kombëtar Shqiptar, 451 persona po angazhohen dhe japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme si arsimi, arti, kultura, teatri, letërsia, filmi dokumentar, trashigimia kulturore, trashigimia materijale e jo materijale, të rinjtë, gratë, televizionet, mediat, boksi, fudbolli, handbolli, basketbolli, ambienti, kuizi, gjimnazistët e 78 nisma dhe projekte të mbështetura në të gjitha fushat e jetës publike ✌️

Së bashku me 4010 fillorist, 950 parashkollorë, 107 studentë, tanimë edhe 451 shqiptar, e që së bashku 5518 familje shqiptare, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar kanë ndjerë drejtpërdrejt dorën e Republikës së Kosovës në ekonomitë e tyre❤️🇽🇰