Të fundit

Mustafa, Sot PDSH konfirmoi demokracinë e vërtetë politike

Kryetari i rizgjedhur i PDSH’së, z.Ragmi Mustafa përmes një postimi ka shprehur falenderime për mbështetjen e të gjithëve në rizgjedhjen e tij në krye të PDSH’së.

Kreu i këtij subjekti vlerësoi lartë demokracinë brenda PDSH’së :

“Është hera e dytë që në PDSH edhe ate vetëm në PDSH që ndodhin zgjedhje në sistem garimi me dy kandidat. Me këtë vlerësoj guximin në PDSH për kandidime por aq më tepër mendimin ndryshe të delegatëve. Nga sot PDSH konfirmon demokracinë e vërtetë politike dhe respektimin e mendimit ndryshe brenda subjektit politik.” shkroi Mustaf, përcjell Ministria Lajmeve.

Të dashur delegatë të Kuvendit të shtatë zgjedhor, FALEMNDERIT për mbështetjen Tuaj në rizgjedhjen për kryetar të PDSH-së. Është hera e dytë që në PDSH edhe ate vetëm në PDSH që ndodhin zgjedhje në sistem garimi me dy kandidat. Me këtë vlerësoj guximin në PDSH për kandidime por aq më tepër mendimin ndryshe të delegatëve. Nga sot PDSH konfirmon demokracinë e vërtetë politike dhe respektimin e mendimit ndryshe brenda subjektit politik.

URIME PDSH

URIME SHQIPTAR

GËZUAR për vlera të larta të demokracisë

bashkë drejt fitoreve të reja

RM