Lajme

Mustafa: S’është e natyrshme të jeni me LDK-në dhe të jeni kundër vendimeve të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nesër në seancën e thirrur për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë njerëzit e LDK-së, pritet që ta duan dhe respektojnë këtë subjekt.

“LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashkë”, ka thënë Mustafa.

“Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj”.

“Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund”.