Lajme

Në Serbi sot 279 të infektuar dhe 12 të vdekur

Sipas informacioneve të fundit, 279 persona janë regjistruar si të infektuar në Serbi deri në orën 15:00 pasdite sot.

Në të njëjtën periudhë, 12 njerëz kane vdekur.

Në 24 orët e fundit, u testuan 6,915 persona ndersa ne total 498,343.

Deri më tani ne Serbi janë regjistruar 18,639 persona të infektuar, dhe 405 njerëz kanë vdekur.

Aktualisht jane 4,294 raste aktive.

Në respiratorë jane 154 persona, ndërsa shkalla e vdekjes është 2.09 përqind.