Të fundit

Mustafa: Thaqi dhe Veseli janë simobli i lirisë së Kosovës bashkë me shumë komandant e ish ushtarë të lirisë

Kreu i PDSH’s Ragmi Mustafa ka reaguar pas lajmit të aktakuzës së ngritur nga prokurori special në Hagë kundër presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçit dhe kryetarin e PDK’s Kadri Veselit.

Muatafa është shprehur se “Lufta e UÇK-së është vlerë kombtare që në asnjë rast nuk do të zbehet e as nuk do të zhbëhet, pavarësisht aktakuzave me motive politike”.

Ndër të tjera ai ka konsideruar se presidenti Thaqi dhe kryetari i PDK’s Veseli janë simobli i lirisë së Kosovës bashkë me shumë komandant e ish ushtarë të lirisë.

Postimi i plotë :

Me keqardhje mësuam lajmin se prokurori special në Hagë ka ngritur aktakuz për drejtorin politik të UÇK-së, e njëherit presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe ish komandantit të UÇK-së përkatsisht ish kryetarit të parlamentit z. Kadri Veseli.

Lufta e UÇK-së është vlerë kombtare që në asnjë rast nuk do të zbehet e as nuk do të zhbëhet, pavarësisht aktakuzave me motive politike fatkeqsisht edhe nga instancat më të larta të drejtësisë në europë e pikërisht në Hagë.

Presidenti Thaqi dhe Kryetari Veseli janë simobli i lirisë së Kosovës bashkë me shumë komandant e ish ushtarë të lirisë. Pa UÇK-në sot kishim qenë ose në varre, ose mijra kilometra larg Kosovës. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! Se aktakuza është me motive politike, nuk don shumë mend duke pasur parasysh dimensionin kohë kur dhe si po ndodhë ajo. Tre ditë para takimit në shtëpinë e bardhë për vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel presidentësh e kryeministrash po shembet formati i këtij takimi. Me këtë pala kosovare rëndë po dëmtohet dhe zbehet. Prandaj, nuk ka se si ndryshe të kuptohet përveç ndërhyrjes flagrante të Rusisë cariste e Serbisë shoveniste në drejtsinë ndërkombëtare. Por, drejtsia dhe pastërtia e UÇK-së dhe prijësve e ushtarëve të saj do të triumfoj. Jemi në mbështetje të fuqishme dhe në krah të Presidentit Thaçi e kryetarit Veseli. Krejt Lugina jemi UÇK! E përjetshme është Pavarsia e Republikës së Kosovës!
RM.