Mustafa për të plagosurin nga Medvegja: “Le të lutemi që të shpëtojë nga fataliteti”
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar lidhur me ngjarjen e tmerrshme të Medvegjës, ku ka mbetur i plagosur rëndë, Milazim Murati.
“Një lajm sa i hidhur po aq i tmerrshëm. Plagoset i riu Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës, nga autoritet policiore. Le të lutemi që të shpëtojë nga fataliteti”, ka shkruar në facebook, Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së.
Para pak orëve, policia lokale e Medvegjës, ka plagosur rëndë 34 vjeçarin Milazim Muratin nga Gërbaci i Medvegjës, në ndanë Kosovën dhe Serbinë.
Edhe më tej, nuk dihen shkaqet e incidentit.