Kryesore

Mustafa: PDSH kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, sot zyrtarisht iu është drejtuar Kuvendit Komunal në Preshevë, me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, transmeton Ministria Lajmeve.

Mustafa konsideron se gjëndja aktuale e shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ka krijuar një situatë tejet të vështirë ekonomike në komunën e Preshevës.

“Andaj mbarvajtja e seacës së jashtëzakonshme do të jetë një mundësi e mirë për një përballim sa më të suksesshëm të situatës, përkatësisht mbrojtjen e sektorit privat”- ka shkruar Mustafa.

Gjithashtu Mustafa ka shtuar se PDSH ka dhe propozimin e saj për pakon 279.336.440,00 din që e bazon tek tre burime të sigurta financimi, duke mos rrezikuar stabilitetin e fuksionimit të Komunës së Preshevës.

“Prandaj ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të lënë mënjanë ndasitë politike” thuhet në shkrimin e kreut të PDSH’së.

Postimi i plotë dhe këkesa (dokument)

Sot është mundësia për të krijuar bazën juridike që të përfitojnë dhe shpëtojnë shumë kategori të qytetarëve e bizneseve tona për përballimin e suksesshëm të pandemisë Covid-19 dhe pasojave ekonomiko-sociale të saj.
Duke parë papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e këtij pushteti dhe rrezikun e madh të kësaj pandemie, Partia Demokratike Shqiptare, si partia më e madhe opozitare, ka mbajtur një qëndrim konstruktiv e konsekuent duke propozuar në kohë masa e veprime të bazuara në këshillat dhe praktikat më të mira të vendeve të rajonit por edhe ato ndërkombëtare.

Në këtë kohë, duke e parë se situata ekonomike po përkeqësohet për çdo ditë e më shumë, PDSH KËRKON seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me qëllimin më të mirë, për qytetarët dhe vendin tonë, për përballimin sa më të suksesshëm të situatës, në veçanti mbrojtjen e sektorit privat.
Partia Demokratike e Shqiptare propozimin e saj për pakon 279.336.440,00 din e bazon tek tre burime të sigurta financimi, duke mos rrezikuar stabilitetin e fuksionimit të Komunës së Preshevës. Prandaj ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të lënë mënjanë ndasitë politike, por të bëhemi bashkë për ta plotësuar dhe miratuar pakon që do të mundësojë shpëtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë Preshevare.

Kjo situatë po gjunjëzon edhe vendet më të zhvilluara të botës, prandaj duhet vepruar sa më parë, sepse vonesat e mëtejshme do të kenë kosto të jashtëzakonshme dhe dëme të pariparueshme për mirëqenien e qytetarëve tanë.
Pandemia është një armik i përbashkët, dhe për ta përballuar duhet unitet politik të të gjitha partive dhe çdo lëshim që bëhet tani mbart një përgjegjësi morale e historike të jashtëzakonshme.

Më mirë sot të aprovohen se nesër, sepse nesër dëmi do të jetë dyfish më i madh.
RM