Mustafa: Nuk marrin fund përpjekjet denigruese të VV-së dhe shokëve të tyre me dashuri ruse
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për të dytën ditë ka kritikuar studimin që ishte prezantuar në Parlamentin Evropian për Kosovën.
Mustafa në Facebook sërish e ka cilësuar atë si material manipulativ dhe “pamflet me plotë paragjykime e gënjeshtra”, ndërsa ka ironizuar me të.
Ajo që i mungon këtij studimi thotë Mustafa, është rrena se LDK e kryetari i saj janë eksponentë të dhunës, ndërkaq LVV parti paqësore, se LDK ka kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit dhe dialogun, kurse “pëllumbat e VV-së” kishin bashkëpunim konstruktiv me BE e SHBA, se LDK ka organizuar protesta të dhunshme, ka gjuajtur molotov ndërtesat qeveritare, ndërkaq VV ka kundërshtuar veprime të tilla.
Se deputetët e LDK-së, të shtytur Nga Isa Mustafa dhe të ndikuar nga Grenelli, vazhdon Mustafa, në vitin 2015-16 ka hudhë gaz lotsjellës në Kuvend, Isa i ka hudhë sprej syve e jo Albini.
“Isa Mustafa si kryeministër e ka gjuajtur shtëpinë e vet me molotov, i ka qitë makinës së tij iriqa me gjemba për ta praptuar, sepse e ka bindë Grenelli me Twitta të rrejshëm e LVV ka shprehë habi për këto veprime të dhunshme”, ka vazhduar Mustafa të shprehë ironi.
Ai këtë e ka quajtur “logjikë fashiste” për të cilët thotë se është e tmerrshme teksa përmend Hitlerin e Millosheviqin se vranë njerëz të vetë që më pas të ndërmerrnin veprime edhe më të tmerrshme, si gjenocidi në Kosovë.
“Gënjeshtrat kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë fund. Nuk marrin fund as përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse. Të gjitha këtoi të financuara me para të taksapaguesve evorpian”, ka shkruar Mustafa.