Mustafa: Nostrifikimi i diplomave të Kosovës vazhdon të jetë problematik
Njohja e diplomave të Kosovës në Serbi vazhdon të mbetet problematike thotë kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa. Ai thekson se njohja e diplomave përmes qendrës evropiane ENIC / NARIC që është pritur të jetë më fleksibël dhe i përshtatshëm, por nuk është ashtu, sipas tij pritjet janë shumë të gjata dhe me mangësi të mëdha.
Ajo që është më e rëndësishmja deklaroi Mustafa se njëjtësimi i diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Kosovë mund të bëhet vetëm për punësime por jo edhe për ngritje akademike. Që do të thotë një student që ka mbaruar fakultetin në Kosovë nuk mund të vazhdojë master në Serbi por vetëm të punësohet.
Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa deklaroi se procesi i nostrifikimit përmes qendrës ENIC / NARIC është thënë se zgjatë tre muaj, kalon shume më shumë kohë.
“Më pas është bërë përmes ENIC / NARIC, qendrës evropiane që e kanë adaptuar disa vende. Këtë rast e ka adaptuar edhe Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë, megjithatë në atë proces ka shumë mangësi dhe ka një numër të madh të diplomave që janë në pritje e sipër. Përkatësisht disa diploma që janë të nostrifikuara nuk janë në përshtatshmëri me titujt që kanë marrur të diplomuarit e që kanë nevojë për korrektim. Një pjesë e madhe gjendet në proces e sipër edhe pse në vetë udhëzimin e ENIC / NARIC qendrës theksohet se nga ai proces mund të zgjasë më së shumti tre muaj nostrifikimi i një diploma, përkatësisht barasvlerësimi. Përmes qendrës ENIC / NARIC mund të bëhet barasvlerësimi vetëm për çështje pune dhe jo për ngritje akademike dhe më pas është shprehur edhe një problem i madh sa i parket fushës së mjekësisë dhe disa fushave të tjera” – tha Mustafa.
Problemet nuk janë vetëm për Kosovën, por edhe për studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Shqipëri apo Maqedoni. “I njëjti proces është edhe nga Shqipëria por edhe diplomat nga Maqedonia, për më tepër nga Maqedonia është edhe një problem shtesë. Pra shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë lindur në Republikën e Kosovës ata e vendosin vendin dhe shtetin e lindjes dhe për shkak të vendosjes së Republikës së Kosovës në ato diploma e kanë të pamundur të nostrifikohen në Serbi. Apo qoft përmes qendrës ENIC / NARIC. Nëse dëshiron me vazhdu ngritjen akademike në Serbi, atëherë diploma do duhej të nostrifikohej nga njëra njësi akademike e cila do ta bënë barasvlerësimin akademik. Jo përcaktimin e profesionit” – deklaroi Ragmi Mustafa.